PROCEDOHET INSPEKTORI I URBANISTIKËS NË VELIPOJË
MORI PARA PËR FORMULARIN E LEGALIZIMEVE TË ALUIZN-it
Policia e Qarkut Shkoder procedon penalisht nje funksionar te Komunes se Velipojes, te dyshuar per korrupsion.

Ne komunikaten e policise thuhet se me 1 shtator 2014, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit GJ. B., 50 vjec banues në Velipojë, sepse ky shtetas duke qenë me detyre Inspektor i Zyrës Urbanistikës në Komunën Velipojë, i ka marrë një shtetasi një sasi lekësh për të plotësuar formularin e ALUIZN – it. Materialet në ngarkim te inspektorit te urbanistikes, I kane kaluar Prokurorise se rrethit Shkoder, sipas nenit 248 te Kodit Penal.

PRAPË VJEDHJE BANESE NË SHKODËR
POLICIA: PO PUNOHET PËR IDENTIFIKIMIN E AUTORIT
Me datën 01 shtator 2014 filloi procedimi penal, pasi është konstatuar vjedhja me thyerje e banesës së shtetasit F. Gj., 46 vjec, banues në Shkodër. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

KAPEN DUKE VJEDHUR ENERGJINË ELEKTRIKE
AKSIONI, NË BASHKËPUNIM ME KOMPANINË E SHPËRNDARJES
Me datën 01 shtator 2014, filloi procedimi penal ndaj shtetasve :
PM., 42 vjec, HK., 70 vjec dhe PM., 34 vjec, qe te tre me banim ne Shkodër, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në bashkëpunim me Kompaninë CEZ Shpërndarje Shkodër, është konstatuar se këto shtetas kishin lidhje të dyta, jashtë aparateve matës të energjisë elektrike.

VJEDHJA E KISHËS, PA AUTOR
FUSHË ARRËZ, U ZHDUKËN 15 MIJË EUROD DHE 900 MIJË LEKË
Me datën 01 shtator 2014, filloi procedimi penal sepse në qytetin e Fushë – Arrëzit është konstatuar vjedhja me thyerje e Kishës Katolike. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se janë vjedhur 15.000 € dhe 900.000 lekë. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

MURIQAN, ARRESTOHET ME DROGË
24-VJEÇARI TIRANAS KAPET ME 7 GRAMË MARIHUANË
Me datën 01 shtator 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.D 24 vjec, banues në Tiranë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, me targa AA 256 JX, nga shërbimet e policisë kufitare në vendkalimin e Muriqanit, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 6.8 gram, lëndë narkotike Marihuanë.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/Dgj54d1oIEs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
PUBLICITET