ZHDUKEN BURRË E GRUA, S’KTHEJNË 23 MIJË EURO
POLICIA SHPALL NË KËRKIM BASHKËSHORTËT NGA DURRËSI

Me datën 9 shtator 2014, filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëshortëve AK dhe DhK, perkatesisht  42 dhe 36 vjec, te dy banues në Durrës, sepse keto shtetas i kanë marrë borxh prej një viti, një sasi prej 23 mije €, shtetasit AR. 42 vjec, banues në Shkodër dhe akoma nuk ja kanë kthyer. Po punohet për kapjen e këtyre shtetasve.

BORIÇ, DJALI VJEDH SHTËPINË E TIJ
PROCEDOHET SE MORI LEKË DHE BIZHUTERI
Me 9 shtator 2014, filloi procedimi penal ndaj shtetasit AD, 23 vjec, banues në Fshatin Boriç, Komuna Gruemirë, Malësi e Madhe, sepse ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e tij një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.

TJETËR VJEDHJE NË SHKODËR
NË LAGJEN “VASIL SHANTO” VIDHET MOTORI
Me datën 9 shtator 2014, filloi procedimi penal, për veprën penale të «Vjedhjes », sepse në Lagjen «Vasil Shanto», të qytetit Shkodër është konstatuar vjedhja e motorçikletës  Tip PIAGGIO, me targa SH 333 D, në pronësi të shtetasit AH., 46 vjec, banues në Shkodër. Po punohet për gjetjen e motorçikletës, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

47-VJEÇARI DHUNON GRUAN
SHKODËR, KALLËZOHET NGA BASHKËSHORTJA 29-VJEÇARE
Me datën 9 shtator 2014, filloi procedimi penal, në ngarkim të shtetasit ES., 47 vjec, banues në Shkodër, sepse ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, bashkëshortes së tij shtetases A. G., 29 vjece.

SEKUESTROHEN DY MAKINATE LOJËRASH FATI
KONTROLLI POLICOR NË NË BAJZË TË MALËSISË SË MADHE
Me datën 9 shtator 2014, filloi procedimi penal ndaj shtetasit EP, 23 vjec, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, sepse gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e tij, në Bajzë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta të lojrave të fatit për të cilat nuk kishte asnjë dokumentacion.

AKSIDENTOI 73-VJEÇARIN ME MOTOR
NGJARJA TE “KRYQËZIMI I KALLDRUNIT NË KOPLIK
Me 9 shtator 2014, filloi procedimi penal ndaj shtetasit GZ., 27 vjec, banues në Kalldrun, Koplik, Malësi e Madhe, sepse ne vendin e quajtur «Kryqëzimi i Kalldrunit», duke drejtuar automjetin me targa AA 577 GY, është përplasur me një motorçikletë, duke demtuar drejtuesin e saj SM., 73 vjec, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/dPQp2v310Rg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]