GRUAJA DHUNOHET NGA KUNATI
Një grua nga Lezha me iniciale F.V  ka denoncuar në polici kunatin e saj 50 vjeçarin M.V , duke thënë se dhunon atë dhe fëmijët e saj prej katër vjetësh. Burime zyrtare nga policia thanë se 50 vjecari duke shfrytëzuar vëllanë e dehur I rrihte ata .Gruaja ka duruar për hir të opinionit dhunën e përsëritur, pasi i shoqi i saj ishte gjithmonë i dehur.

PLAGOS ME THIKË 42-VJEÇARIN
Policia arreston në flagrancë Manfred Fezaj, 37 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i dënuar me parë për armembajtje pa leje. Arrestimi i tij u pë pasi, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me thikë 42 vjeçarin Gazmend Canaj Nga kontrolli i ushtruar në banesë i është gjetur një armë zjarri tip pistolete m-54.
MBLIDHTE MBETURINA, I SHPËRTHEN GRANATA
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë i shpërthimit të një granate. Burime zyrtare nga policia i thanë   se shperthimi ka ndodhur ne nje kazan mbeturinash në rrugën “Hysen Xhurra” ne Tirane, ku është plagosur 50 vjeçari Besnik Patoku. Granata ishte hedhur aty nga persona të paidentifikuar. Mësohet se i dëmtuari po kërkonte mbetje plastike në kosh.
VJEDHIN PRONARIN KU PUNONIN
Tre persona me banim në Kavajë, janë denoncuar nga i zoti i shtëpisë, ku po punonin.Në denoncimin e pronarit te shtepise, thuhet se tre punëtorët e ndërtimit i kanë vjedhur 760 euro dhe 62 mijë lekë të reja tre të rinjtë kanë mohuar vjedhjejen, duke thënë se i zoti i shtëpisë i akuzon pasi nuk do që t’iu paguajë për punën.
ZJARRI SHKRUMBON LOKALIN
Një lokal në qytetin e Korçës është shkrumbuar i gjithi.Rreth orës 02.30 pas mesnate banorët e zonës sinjalizuan forcat zjarrfikëse në sajë te tyre zjarri u vu nën kontroll, pa shënuar të lënduar në njerëz. dyshimet e policisë janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi por policia vijojnë ende hetime
BORXHET, VRITEN DY PERSONA
2 te vrare ne Oher. ngjarja ka ndodhur para mesnate, kur dy persona të panjohur kanë hyrë në restorant dhe kanë shtënë me armë ndaj dy viktimave te cilet janë dërguar në Qendrën mjekësore në Ohër, kukane vdekur prej plagëve të rënda. Viktimat janë pronari i restorantit dhe një shoqërues i tij. ngjarja ka ndodhur pas një zënke verbale. Njera viktime ishte kryetar i degës së Partis Demokristiane në Ohër. mendohet se shkak për këtë vrasje mund të jenë problemet e huamarrjes.
EMIGRANTI VDES NË AKSIDENT
Një i vdekur dhe 11 të plagosur, ëshët bilanci i një aksidenti rrugor në Greqi, pranë Artës. Makina në të cilën po udhëtonte një familje shqiptare, rrëshqiti dhe u përplas me një autobus. Mediat greke njoftojnë se shoferi 44 vjeçar i makinës gjeti vdekjen ndërsa u plagosën rëndë gruaja dhe dy fëmijë 17 dhe 14 vjec,  shoferi i autobusit dhe 7 pasagjerë.

 

 

 

Artikulli paraprakVJEHRRI DHE BURRI DHUNOJNË NUSEN
Artikulli tjetërINAGUROHET XHAMIA E RE NË BARBULLUSH