BELTOJË, AKSDIENTOHET MOTORÇIKLETA.

KOKA POSHTE E NJEJTE : ZHVILLIMET NGA RENDI NË QARKUN SHKODËR.

Me datën 17. 09. 2014, filloi procedimi penal për shtetasit D. M., vjeç 50, banues në Melgushë, Komuna Bushat, Shkodër. Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur « Harku i Bejtojës », duke drejtuar një motorçikletë ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një automjet tjetër. Për pasojë është dëmtuar lehtë pa rrezik për jetën vetë shtetasi D. M. Materialet në Prokurori, neni 290 i Kodit Penal.
VELIPOJË, KËRCËNOHET 27 VJEÇARI
Me datën 17. 09. 2014, filloi procedimi penal pasi në vendin e quajtur « Ura e Gjolulit », Velipojë, dy persona të panjohur kanë kërcënuar me armë shtetasin E. P., vjeç 27, banues në Shkodër. Po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet në Prokurori, neni 278 dhe 83 / a të Kodit Penal.

PRONAT, KONFLIKTOHEN 4 PERSONA

Me datën 17. 09. 2014, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve :
•    V. Gj., vjeç 50, banues në Gjegjan Pukë.
•    A. Gj, vjeç 47, banues në Gjegjan Pukë.
•    M. Gj., vjeç 24,  banues në Gjegjan Pukë.
•    Gj. Z., vjeç 49, banues në Gjegjan Pukë.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi në vendin e quajtur Fshati Gjegja, Pukë, pqër motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri – tjetrin me mjete të forta duke marrë dëmtime të lehta trupore. Materialet në Prokurori, neni 90 dhe 25 të Kodit Penal.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/LTX63-QDm1U?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE