PLAGOS ME THIKË, KËRKOHET NGA POLICIA
KONFLIKTI NË LAGJEN “QEMAL STAFA”
Me datën 3 shtator 2014,  filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Th, 24 vjec, banues në Shkodër, sepse ky shtetas në Lagjen “Qemal Stafa” të qytetit Shkodër pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin E. L., 29 vjec, duke i shkaktuar plagë të lehta jashtë rrezikut për jetën.

TJETËR PROCEDIM PËR NDËRTIMET PA LEJE
OBJEKTI, NË FSHATIN HOT I RI TË KOMUNËS RRETHINA
Me datën 3 shtator 2014,  filloi procedimi penal  në ngarkim të shtetasit F. Xh, 52 vjec, banues në Komunën Rrethina, Shkodër. Procedimi filloi pasi është konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt pa leje në Fshatin Hot i Ri, Komuna Rrethina Shkodër.

PLAGOSI NË AKSIDENT MOTOÇIKLISTIN
AKSIDENTI NË RRUGËN VELIPOJË-SHKODËR
Me datën 3 shtator 2014,  filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Gj. C., 40 vjec, banues në Bërdicë, sepse në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur “Ura e Jakinëve”, duke udhëtuar me automjetin e tij me targa  AA 627 DX, ka aksidentuar shtetasin Gj. P. 53 vjec, i cili po udhëtonte me një motorçikletë. Shtetasi Gj. P., u shtrua në Spital jashtë rrezikut për jetën.

TENTOJNË T’I VJEDHIN MAKINËN
NË BËRDICË, I THYEJNË XHAMIN NJË  “BENZ”-i
Me datën 3 shtator 2014,  filloi procedimi penal për veprën penale të “Vjedhje”, pasi në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e automjetit Tip Benz, në pronësi të shtetasit S. M., 39 vjec, banues në Shkodër, duke tentuar të vjedhin disa sende personale që ishin në makinë.  Po punohet për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/cqZPZ8vSIbI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]