I ÇONTE FISHEKË DJALIT NË BURG
Policia ka nisur procedimi penal për 44 vjeçaren D.Gj., nga Shkodra, pasi ditën e marte gjatë kontrollit ne burgun e Shenkollit, Lezhë, në kohën që do të hynte për të takuar djalin e saj, i janë gjetur brenda një batanije tre fishekë model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armevë luftarake e municionit”.

AKSIDENTOHET ESKORTA E PRESIDENTIT
Aksidentohet makina e eskortës së presidentit. Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur ne hyrje të Elbasanit. Në automjet ndodhej Krenar Ahmeti, shefi I grupit të shoqërimit të presidentit, bashke me shoferin të cilët po kryenin një kontroll për udhëtimin e Presidentit drejt Elbasanit. Nuk njoftohet per dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

GRABISIN PIKËN E GRUMBULLIMIT TË SKRAPIT
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë kërcënuar punonjësit e nje pike grumbullimi per skrap ne Tirane, duke marrë prej aty një shumë prej afro 400 mijë lekësh dhe janë larguar me një motorr. Pas denoncimit efektivët e policisë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MASHTRONTE SI PUNONJËS I CEZ
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 51-vjaçain Krenar Troka. Nga hetimet disa mujore të policisë ai vidhte qytetarët duke i mashtruar se ishte një punonjës i kompanisë CEZ.Ndaj tij ka bërë kallëzim penal një abonent i kesaj kompanie, që kishte konstatuar mashtrimin .

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/_0EEgajdeyU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE