Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm ku një motoçikletë është përplasur me një makinë.

Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i motoçikletës Prekë Kokli, 60 vjeç. Policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të mjetit P.Papa, punonjës i policisë në Malësi të Madhe. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Artikulli paraprakFRANCA JUGORE NË FLAKË, EVAKUIME MASIVE TË BANORËVE GJATË NATËS
Artikulli tjetërVDES 60 VJEÇARI, ARRESTOHET OFICERI I POLICISË