Sipas informacioneve paraprake, mësohet se makina me targë, AA879ID teksa është aksidentuar, është përmbysur e më pas është përfshirë nga flakët. Sapo u njoftuan për rastin, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën menjëherë hetimet. Në vendngjarje mbërritën dhe forcat e zjarrëfikëses, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Pas verifikimeve nga ana e ekspertëve të policisë u bë e mundur identifikimi i dy prej viktimave, përkatësisht; 31-vjeçari P.SH., dhe 21-vjeçari R.P., ndërsa viktima e tretë i përket moshës 20-vjeçare, emri i të cilin nuk dihet ende. Po ashtu, u bë e mundur dhe identifikimi i personit, me inicialet S.N.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE