Njoftimi i Policisë Shkodër:

Shkodër Kundërshton me dhunë fizike punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : ➢ Klisman Bushataj, 23 vjeç, banues në Malësi të Madhe Më datë 18.10.2016, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë për moslejimin e ushtrimit të kontrollit ndaj tij, pasi kishte të fshehur në xhep një dozë lëndë e dyshuar narkotike Canabis Sattiva e cila më pas iu gjet dhe sekuestrua. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 236/2 e 283/1 të Kodit Penal.

/ Star plus TV /

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË KOLONJË, ASHE-ja ÇEL FUSHATËN
Artikulli tjetërKOPLIKU: RAMA SULMON MËSUESIT E SHKODRËS