Ndodh ajo që pritej, policia shqiptare në pikën e kalimit të Hanit të Hotit ka ndaluar 70 tifozë të ekipit të Dinamos së Zagrebit që po udhëtonin nga Kroacia për të ndjekur ndeshjen në Elbasan Tifozët dyshohet se i përkasin grupimit “Bad Blue Boys”, të cilët janë të shquar në të gjithë Europën për trazirat që kanë shkaktuar në çdo stadium, përfshirë edhe të tyrin në Zagreb.

Mësohet se tifozëve kroatë u janë gjetur fishekzjarrë dhe sende të tjera që do t’i përdornin sonte në ndeshjen e parë në Champions League. CHAMPIONS, SHKAK SIGURIA PËR NDESHJEN NË “ELBASAN ARENA” Pas kontrolleve në mjetet me të cilat udhëtonin, disa prej tyre u ndaluan nga policia, ndërsa të tjerë u kthyen mbrapsht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kufirin e Kroacisë me Bosnje Hercegovinën, ku sipas mediave kroate janë ndaluar 80 tifozë të “Bad Blue Boys” që po udhëtonin drejt Shqipërisë. Masat do të jenë të rrepta deri në hyre të stadiumit, por edhe brenda nëse do të arrijë që të depërtojë ndonjë nga tifozët e Dinamos. Theksojmë që tifozëve që u ndaluan u janë gjetur bileta, por nuk ishin të autorizuar për ndeshjen nga klubi.

Artikulli paraprakCHAMPION LEAGUE, SKËNDËRBEU NË SFIDËN E PARË NDAJ DINAMOS
Artikulli tjetërI MORI PASAGJERIN, SHOFERI PLAGOS SHOFERIN