Shkatërrohen 148 parcela të kultivuara me bimë narkotike. Asgjesohen me djegie 42.605 bimë.

Arrestohet ne flagrance nje kultivues i bimeve narkotike. Arrestohet në fshatin Xhan tè Pultit , Lazer Kaptanaj per kultivimin tè bimëve narkotike. Gjate dy diteve te operacionit u shkaterruan 321 parcela te kultivuara me 74.281 bime narkotike. Parcelat kane variuar te kultivuara me nga 50 bimë deri ne 2.000 bimë narkotike. Gjatë operacionit masiv dy ditor u sekuestrua edhe një arsenal armësh të cilat u dërguan për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik. Operacioni dy ditor u shtri ne territorin e njësisë administrative Pult Dukagjin, në territorin e fshatrave Pult, Plan,Gjurë,Kujë Temal, Gjurë, Kurje, Xhan, Zabel dhe Kasnec. Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur ku kanë lëvizuar me këmbë 3 deri në 4 orë përgjatë dy ditëve të operacionit. Gjatë operacionit nuk është shënuar asnjë incident. Në operacion u angazhuan 400 forca policore te Reneas, Fnsh-ve dhe Forcat e Policise Shkodet, si dhe 60 automjete policie. Operacioni anticanabis do vijoje ne kontrollin e plote te zonave te tjera te rrethit Shkoder nga Policia e Shkodres e mbeshetur nga Fnsh Shkoder

PUBLICITET