Zbardhet ngjarja e ndodhur me datë 18.08.2017 ku kanë vjedhur me dhunë shtetasit E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri.

Ndalohet njeri nga autoret e dyshuar Më datë 20.08.2017, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Fushë Arrëz ne bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore u bë ndalimi i shtetasit: Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz. Ndalimi i ketij shtetasi u bë pasi me datë 18.08.2017, në orën 23:30, në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri, një sasi parash prej 300 euro dhe një telefon Celular, Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarje Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për vepren penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 38 M3 LËNDË DRUSORE PA DOKUMENTACION, PROCEDOHEN 3 SHTETAS
Artikulli tjetërSITUATA NGA ZJARRET NE TE GJITHE VENDIN