Policia e Shkodrës identifikon dhe shpall në kërkim një nga autorët e grabitjes së ndodhur në Shtoj të ri

Në datë 05.06.2017 rreth orës 02:00, në fshatin Shtoj i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër është vjedhur me dhunë nga 3 persona banesa e shtetasit Gj.M., 78 vjeç. Në banesë janë vjedhur 850 Euro. Si autori dyshuar është shpallur në kërkim shtetasi F.M., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 139, 25 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakIZMIRA ULQINAKU VIJON TURIN E TAKIMEVE
Artikulli tjetërZYRTARE, BICAJ FIRMOS PËR FLAMURTARIN