“Qeveria e përfitimeve personale”

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, nga Shkodra ku është i pranishëm për riorganizimin e strukturave të partisë së tij para zgjedhjeve të 2017-s, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë “Rama”. Gjatë fjalës së tij Mediu tha se kjo është qeveria më e keqe në këto 25 vite në Shqipëri, e cila sipas tij, punon vetëm për përfitime personale. Mediu gjithashtu tha se ka një dallim të madh midis punës që ka bërë qeveria “Berisha” dhe asaj që po bën qeveria “Rama”. Sa i takon zgjedhjeve të 2017-s, Mediu u shpreh se do të bëhet një analizë e hollësishme e strukturave për të parë se ku është çdo anëtar i republikanëve.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakTIRANË, GRABITET KAMBISTI
Artikulli tjetërTONIGHT – 26.04.2016