Njoftim per shtyp.

Me datë 29.03.2016, ora 17:30, në lagjen “3 Heronjt”, Shkodër janë plagosur me armë të ftohtë “thikë” shtetasit me iniciale A. T. 24 vjeç dhe A. F. 18 vjeç ,të dy banues në Shkodër. Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër ku po marrin mjekimin jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore. Nga hetimet paraprake Policia ka mundur të identifikoi dhe të kap autorët e dyshuar të plagosjes shetasit: – M. Sh. 30 vjeç, banues në Shkodër, – M. B. 28 vjeç, banues në Shkodër, – A. B. 23 vjeç, banues në Shkodër. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakISIS DHE SULMET TERRORISTE, REAGON KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË
Artikulli tjetërLORIK CANA DREJT LARGIMIT NGA KOMBËTARJA