Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Oblikë. Një person ka vrare me arme zjarri komandantin e FNSH Simon Gjeta. Efektivi qe ndërroi jete ne spital rrethoi autorin e plagosjes te 21 vjecarit Besar Sherebela. Gjate rrethimit për kapjen e autorit te krimit te dyfishte Simon Gjeta është qëlluar duke u plagosur rende dhe duke mos arritur që ti shpëtoje plumbave te marre ne trupin e tij.

Po ashtu 21 vjeçari Besar Sherebela ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin rajonal te Shkodrës. Forca te shumta policie kane rrethuar autorin e krimit dhe po i bëjnë thirrje qe te dorëzohet. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 kur u dha njoftimi për plagosjen e Besar Sherebeles. Forcat e policisë shkuan ne vendngjarje dhe bene rrethimin e autorit I cili qelloi mbi policine duke plagosur rende komandantin Simon Gjeta I cili humbi jetën ne spital. Ende nuk dihen shkaqet qe çuan fillimisht ne plagosjen e 21 vjeçarit por dyshohet se u qellua pas një konflikti te çastit.

 

20:05: Ruzhdi Arishta autori i plagosjes dhe vrasjes te efektivit te FNSH. Policia e ka rrethuar dhe ai është fshehur në një kodër në fshatin Oblike. Forcat të shumta policie ndodhen aty dhe po punojnë për kapjen e tij. Komandanti i FNSH Simon Gjeta mbeti i plagosur rende gjate rrethimit për kapjen e Ruzhdi Aishta dhe me pas humbi jetën në spital.


 

 

20: 10: INFORMACION PARAPRAK NGA DREJTORIA E POLICISË QARKU SHKODËR

Policia e Shkodër ne bashkëpunim me Fnsh Shkodër ka rrethuar banesën e autorit qe plagosi 21 vjeçarin ne Obot i Ri Oblike Shkodër.

Autori i plagosjes se 21 vjeçarit për ti shpëtuar rrethimit ka hapur zjarr ndaj policisë.

Si pasoje zjarrit është plagosur rende dhe me pas ka humbur jetën ne Spital komandanti i grupit te Fnsh Shkoder Simon Gjeta. Te jap qe banesa është e rrethuar ku ndodhet autori dhe jane nisur forcat Renea

Autori vrasjes se oficerit te policisë është Ruzhdi Arishta.


 

20:59: Një autoblind mbërrin në Oblikë për kapjen e autorit te krimit të dyfishte Ruzhdi Arishtaj.


22:37: Shtetasi ne kërkim me probleme mendore.


22:40: Bllokohet qarkullimi në urën e Bunës


22:41 Dëgjohen te shtëna ne Oblikë


22:47: Fillon operacioni me gaz lotsjellës



23:20: NE RAST REZISTENCE, POLICIA URDHËR PËR ELIMINIM


23:30: NDËRHYN AUTOBLINDA, PRISHET GJYSMA E SHTËPISË


23:41: FORCAT RENEA SHKËMBEJNË ZJARR ME RUZHDI ARISHTEN


23:54: OBLIKE, RAPORTOHET PËR SHPËRTHIM TE NJË GRANATE