Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

I plagosur është shtetasi Gëzim Bici, 50 vjeç. 50 vjeçari ka marrë dy plumba, në qafë dhe dorë dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të kësaj plagosjeje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së re të Bunës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e plagosjes.

 

 

Artikulli paraprakERE PEZULLON SHQYRTIMIN E APLIKIMIT NGA OSHEE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE SIPAS NIVELIT TË TENSIONIT
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË SHKODËR/ POLICIA: KAPET AUTORI I DYSHUAR I NGJARJES, KA QËLLUAR ME PISTOLETË