Prokuroria e Shkodrës ka urdhër ndalimin e disa punonjësve të qendrës së fëmijëve 6-18 vjeç në këtë qytet.

Prokuroria e Shkodrës urdhëron ndalimin e punonjësve të Qendrës së Fëmijëve, të dyshuar për ”Keqtrajtim të të miturve” dhe ”Shpërdorim detyre” Prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion. Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli. Prokuroria e Shkodrës ndërmorri menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale. Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale. Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve: A. Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër B. R. Camaj, punonjësve e Qendrës C. Sh. Nishani, punonjësve e Qendrës D. N. Rramolli, punonjësve e Qendrës E. V. Marku, punonjësve e Qendrës Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSKËNDERBEU SHPALLET KAMPION I SHQIPËRISË
Artikulli tjetërSHËRBIMI I KUJDESTARISË NE FAMILJE