Goditet një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike

Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë në Pikën Kufitare Muriqan  , në pranga 3 shtetas .Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve

: • Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë

• Dugagjin Lyta, 48 vjeç, banues në Kosovë

• Ekrem Burovci, 34 vjeç, banues në Kosovë

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i këtyre shtetasve, më datë 07.01.2017 pasi në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobuz i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues shtetasin Ekrem Burovci shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxhier Edmond Mulgeci. Gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve që zbresin në tokë, gjithsecili me cantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brënda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë. Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283a/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVENDI I MBËRTHYER NGA ACARI, -27 GRADË NË VERMOSH
Artikulli tjetërSHËNOHET VIKTIMA E DYTË NGA I FTOHTI, VDES NË SPITAL 54-VJEÇARI