Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të marteje në lagjen “Perash” të qytetit të Shkodrës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një banesë në rrugën “Rrojej”, ku një familje banonte me qira. Si shkak i këtij zjarri është bërë shpërthimi i bombulës së gazit. Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dëshmitarët tregojnë se në momentin e shpërthimit brenda kanë qënë gruaja bashkë me tre fëmijët të cilët Ffatmirësisht kanë arritur të dalin pa pësuar dëmtime. Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDEPUTETI SOCIALIST I VETËLARGUAR: DO TË VOTOJ ‘PRO’ REFORMËS NË DREJTËSI
Artikulli tjetërFESTOHET NË TIRANË 25-VJETORI I THEMELIMIT TË PARTISË SOCIALISTE