Një plagosje me armë të ftohtë thikë ka ndodhur në orët e mesditës në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi përballë Radio Shkodrës teksa ende nuk dihet emri i personit të plagosur dhe autorit që ka kryer këtë krim. Dy personat kanë qenë brenda një makine kur ndodhur plagosja. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa autori i krimit po kërkohet nga policia. Burime nga vendngjarja bëjne me dije se shkak i kësaj plagosje është një pasagjer që po kërkonte një mjet për të udhëtuar nga Shkodra drejt Tiranës. Te dy personat që janë konfliktuar mësohet se janë shoferë që bëjnë linjën Shkodër-Tiranë dhe anasjelltas. Njëri prej shoferëve i ka marrë pasagjerin kolegut të tij dhe këtu ka nisur konflikti. Burime nga vendi i ngjarjes tregojnë se të dy këta kanë hypur në një makinë dhe aty kanë debatuar dhe gjithçka më pas ka përfunduar me goditjen me thikë. Policia e Shkodrës ende nuk ka bërë të ditur emrat dhe nuk e ka raportuar ngjarjen. Duke qenë se plagosja ndodhi brenda një makine policia nuk ka arritur ta saktësojë ekzaktësisht vendin ku ndodhi plagosja.