“Lamtumirë Kopështi Im”. Kështu është titulluar aktiviteti që u organizua në medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në qytetin e Shkodrës nga fëmijët e grupit të pestë të kopështit “Aromë Trendafili”.

Këtë të Hënë fëmijët e arsimit parashkollor u certifikuan nga stafi mësimor dhe ky vit që vjen do i gjejë ata në klasë të parë Aktiviteti vijoi më pas me këngë, poezi, kërcime dhe këndime të ajeteve kuranore nga vetë fëmijët të përgatitur nga stafi i mrekullueshëm i edukatoreve dhe mësuesve të kësaj medreseje.Të pranishëm në këtë even ishin mësues dhe prindër të fëmijëve.

Artikulli paraprakKONCERT DIPLOMIMI NË SHKOLLËN E MUZIKËS “PRENKË JAKOVA”
Artikulli tjetërKONFERENCA STUDENTORE “NË KËRKIM TË DIJES”