Dy automjete janë përplasur midis tyre në vendin e quajtur kthesa e fshatit Çekin në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, duke lënë të plagosur një 16 vjeçar.

Policia sqaron se një mjet tip “Land Rover” është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin E.B, 19 vjeç, banues në fshatin Çekin Gramsh.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. P.,16 vjeç, pasagjer në mjetin “Opel” i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Gjithashtu për kontroll mjekësor ka shkuar dhe drejtuesi i mjetit “Opel”.

Drejtuesi i mjetit “Land Rover” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakTË PANDEHUR PËR FSHEHJE PASURIE, MARKU PEZULLON NGA DETYRA ÇIFTIN E PROKURORËVE GINA-GASHI
Artikulli tjetërSHQIPTARË DREJT SHBA DHE BRITANISË ME VIZA FALSE, ZBULOHET GRUPI KRIMINAL, 13 NË PRANGA