Largimi i emigrantëve pas festave, fluks udhëtarash në doganën e Kapshticës

Pas përfundimit të festave të fundvitit, janë rikthyer rradhët në pikën doganore të Kapshticës pasi një pjesë e emigrantëve shqiptarë largohen nga vendlindja, për tú kthyer për të punuar në Greqi dhe në vende të tjera.

Sipas të dhënave nga pika e kalimit në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një fluks udhëtarësh ku mësohet se ditën e djeshme janë regjistruar rreth 5146 shtetas shqiptarë e të huaj që kanë dalë, nga dogana dhe 2319 shetats shqiptarë e të huaj në hyrje.

Ndërkohë , të mërkurën në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, territori i pikës doganore në palën greke por edhe në pjesën shqiptare ishtë mbushur me automjete dhe emigrantë që prisnin të kalonin përtej kufirit.

PUBLICITET