Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka sjellë sot 6 arsyet e largimit të mjekëve pas publikimit të rasportit se 78% e mjekëve duan të ikin nga Shqipëria.

Shehu shkruan se numri i mjekëve aktualisht është një mjek për 1000 banorë, sipas tij në nivele si të Afrikës Qendrore. Për Shehun kjo rënie është e lidhur mep lagët e thella që ka sistemi shëndetësor dhe jo thjesht me pagesat.

STATUSI I SHEHUT
Mjekët “specie në zhdukje”, në një sistem shëndetësor drejt kolapsit.

Së fundmi u publikua se numri i tyre arriti në 1 mjek për 1000 banorë, nivele Afrikano Qendrore këto.

Kjo rënie nuk është e lidhur thjesht me pagesat, por me “plagët e thella” që ka ky sistem, duke detyruar edhe 78% të ekzistuesve të përgatisin largimin nga vendi:

1- Sistemi ynë shëndetësor renditet i fundit në Europë për “kujdesin ndaj pacientit” me një varfëri ekstreme në financim e pak elemente sociale, koncentrim të shërbimeve në pak

qendra, numër shtretërish (2,2 për 1000 banorë), specialitetesh (rreth 200), disa herë më ulët se mesataret europiane etj.

2- Nuk artikulohet asnjë strategji zhvilluese financuese kontributesh, apo menaxhuese si koncepti “spitali ndërmarrje”, autonomia institucionale etj.

3- Parësori është një instrument i centralizuar për qëllime politike e abuzive.

4- Farmaceutika ka një listë medikamentesh që rimbursohen disa herë me të vogël se në vendet europiane në numër e vlerë.

5- Siguria medikamentoze është cenuar nga prejardhja në shumicë e tyre jashtë prodhuesve të “origjinës së sigurt”, jo me prioritet cilësinë por interesat, nga largimi i kompanive serioze, nga mungesa e një kontrolli cilësor etj, duke prekur se pari alternativat e para.

6- Mjekët nuk e gjejnë veten në këtë sistem, që nuk u siguron mjaftueshëm nivelin teknik, kualifikimet, nivelin shkencor, teknologjinë, “arsenalin” farmakologjik, literaturën, të ardhurat ekonomike etj, si dhe as dinjitetin.

Kolapsi, që po “troket në derë” duhet ndaluar, por kjo kërkon ndryshime thelbësore në të gjithë sistemin dhe jo “makiazhe”!

Artikulli paraprakBRAZILI I HEQ PASAPORTËN RONALDINJOS DHE E SHPALL NË KËRKIM
Artikulli tjetërVRASJA E MINORITARIT, ZYRTARË TË POLICISË GREKE NË TIRANË PËR INFORMACION, TAKOJNË ARDI VELIUN