PSG i ka hapur derën Neymar për t’u ëarguar por vendos një shumë rekord për largimin e tij: 300 milionë euro. Kjo është ajo që thotë ‘Le Parisien’.

Sipas këtij informacioni, vendosja e një çmimi kaq të lartë tregon se PSG dëshiron të dërgojë mesazhin se është pothuajse një utopi për të menduar për një transferim të brazilianit në Camp Nou. ‘Le Parisien’ thekson se PSG beson se asnjë klub nuk mund të kryejë një operacion të tillë. As FC Barcelona as Real Madrid, i cili tashmë kanë shpenzuar më shumë se 300 milionë euro.

Sipas Le Parisien, kjo është një mënyrë për PSG që të ngrijë situatën e Neymar pasi presidenti, Nasser Al-Khelaïfi tha se askush nuk e ka detyruar atë të nënshkruajë këtu.