Skuadra e Vllaznisë ka humbur një tjetër futbollist që mund të ketë të ardhme dhe që në fakt ishte vetë klubi një vit më parë që e kërkoi për të firmosur. Kështu futbollisti i dalë nga akademia Vllaznia ashtu si shumë të tjerë këto kohë ka zgjedhur që të largohet nga Shkodra për shkak se nuk i është dhënë asnjë mundësi për të treguar vlerat e tij nëse

është apo jo i vlefshëm për ekipin e parë. Është skuadra e Shënkollit ajo që ka kërkuar shërbimet e të riut shkodran. Tek Shënkolli trajner është ish futbollisti i Vllaznisë Dritan Smajli dhe ky i fundit i njeh mirë vlerat e lojtarëve që dalin nga akademia Vllaznia duke qenë se për disa vite ishte në Shkodër. Pas vendosjes për të kaluar tek Shënkolli, Kamelio

Palushani nuk e ka lënë në heshtje këtë çështje ndërsa ka reguar përmes një statusi në faqen e tij në rrjetin social facebook duke shkruar:

“Faleminderit Vllaznia që nuk më dhe atë që meritova. Nuk jam i lumtur që u largova nga ky klub i madh e me tifozërinë më të madhe por ishte zgjedhja më e mirë që të largohem sepse këtu nuk ka meritokraci”.

Kamelio Palushani nuk është i vetmi nga të rinjtë e akademisë Vllaznia i cili nuk gjen hapësira tek kuqeblutë ose të paktën nuk i jepet mundësia për t’u provuar. Edhe të rinj të tjerë këtë vit është dashur që të shtegtojnë në ekipe të tjera pa qenë nevoja vetëm se drejtuesit e Vllaznisë nuk i kanë trajtuar ashtu siç duhet. Nga njëra anë Vllaznia mburret me akademinë e saj dhe me të drejtë por nga ana tjetër në mënyrë të pakuptueshme

lojtarët që mund të kenë të ardhme nuk i jep mundësinë duke i detyruar që të largohen në ekipe të tjera si në rastin e Palushanit por edhe të tjerë përpara tij. Kuqeblutë këtë merkato kanë firmosur me një 20 vjeçar nga Moldavia i cili në këto tri ndeshje të para ka

qëndruar në stol ndërsa kostot për të janë shumë më të lartë se një i ri nga radhët e akademisë duke qenë se përveç pagës duhen paguar edhe shpenzime të tjera. Po ashtu edhe disa lojtarë të ardhur në merkato nuk kanë aspak një nivel më të lartë se disa prej futbollistëve të akademisë Vllaznia por çuditërisht shkodranët nuk vlerësohen aq sa duhet nga ekipi i tyre.

Artikulli paraprakGJERMANI-HOLANDË 2-4, SHUMË GOLA DHE SPEKTAKËL
Artikulli tjetërPRAGNDESHJA FRANCË-SHQIPËRI, REJA: DUA 11 LUANË NË FUSHË