Mafia shqiptare është kthyer në një shqetësim për autoritetet franceze. “Le Figaro”, bazuar në një dokument të Ministrisë së Drejtësisë së Francës shkruan se mafia shqiptare ka rritur prezencën.

‘Bandat nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real. Mafia shqiptare po shpreson që të përfitojë nga integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian për të rritur aktivitetin e saj në Francë’ shkruan “Le Figaro”.

Në Francë, sipas artikullit, këto grupe kriminale e kanë përqendruar aktivitetin e tyre kriminal në tre sektorë kryesorë: vjedhjet, drogat dhe kontrabandimi i emigrantëve.