Një shkrim i gazetës franceze “Le Monde” zbulon detaje nga qyteti në veri të Francës i kthyer në vendstrehim për emigrantët që duan të kalojnë në Britani.  Nga 19 banda 7 ishin shqiptare. 1200 paund çmimi për një shqiptar për të kaluar në Britani.  Shkrimi është publikuar dhe në “Daily Mail”. Bandat që kontrollojne trafikun e klandestineve-  Policia e Kalais të Francës, qyteti port në kufi me Britaninë shkatërruan 19 banda, të cilët akuzohen se përfitonin nga 500 – 1.4 milionë paund nga emigrantët e dëshpëruar për të arritur Britaninë.

“Daily Mail” e cila i referohet një shkrimi në gazetën franceze “Le Monde” shkruan se një numër prej 1225 kontrabandistë punonin për 7 banda shqiptare dhe 12 rrjete të tjera të drejtuara nga shtetas me kombësi të tjera. Shifrat alarmuese të zbuluara nga trafikantët që janë marrë në pyetje zbulojnë tregtinë shumë fitimprurëse të bandave të cilët ‘gjuajnë” emigrantët në kërkim të një jete më të mirë. Vetëm në zonën e Kalais në Francë janë mbi 5000 emigrantë që vijojnë të tentojnë të arrijnë Britaninë e Madhe me çdo kusht.
7 BANDA SHQIPTARE PËR TË KALUAR EMIGRANTËT NË ANGLI.
Qindra shqiptarë i paguanin bandave një shumë të madhe parash për tu larguar drejt Britanisë.  Së fundmi 4 shqiptarë dhe 2 gra franceze u arrestuan më 10 gusht me akuzën e organizimit të udhëtimeve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe kundrejt një shume prej 5 mijë paund për person. Gjithashtu pagimin e shoferëve nga 500- 1000 paund për çdo person që arrinte të hynte në Britani” zbuloi të premten e 15 gushtit 2015, një prokuror i qytetit Boulogne në veri të Francës. Shqiptaret planifikuan 44 udhetime klandestinesh- Para se të arrestoheshin 6 trafikantët kishin planifikuar 44 udhëtime, ku përfshihej dërgimi i 250 emigrantëve drejt Britanisë për këtë vit Ia kishin dalë me sukses për 24 udhëtime dhe dërgimin e 149 shqiptarëve në Britani. Në xhunglën e Kalais, trafikantët e seicilit shtet kanë pagesat e tyre për emigrantët zbulon “Le Monde” .Në qershor u zbulua se një bandë kontrabandistësh nga Sri Lanka shpërndanin pasaporta britanike false që përgatiteshin në Tajlandë dhe shiteshin me një shumë prej 12- 16 mijë paund

Artikulli paraprakGREQI, EMIGRANTËT SIRIANË KRIJOJNË KAOS NË ISHULL
Artikulli tjetërMAQEDONIA KËRKON NDIHMË NGA BE- PËR KRIZËN E EMIGRANTËVE