“Kur qeverisin maskarenjtë fitojnë horrat”. Me këtë shprehje të Viktor Hygosë, deputeti Lefter Maliqi foli për situatën në Shqipëri, duke thënë se korrupsioni është masiv në vendin tonë dhe se ekonomia po pëson goditje gjithnjë e më shumë duke detyruar largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Situata është alarmante, vendi është në krizë të madhe politike. I bëj thirrje klasës politike, faktorit ndëkrombëtar, të mbajnë anën e popullit, të ulen palët, bashkë me presidentin e republikës për ta cuar vendin edhe në zgjedhje të parakohshme”, tha Lefter Maliqi.

“Janë kapur të gjitha institucionet – tha ai – dhe së fundi synon të kapet edhe presidenca”, duke ju referuar komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të dekretit të 30 qershorit, konsideruar një akt nul nga mazhoranca. Këtë komision hetimor, ai e quajti farsë dhe shantazh. “Kanë kaluar parlamentin, pushtetin lokal dhe gjykatat. Parlamenti ësht ënjë vend qesharak, po qeshin mediat”, shtoi Maliqi.

“Vendi po shkon drejt diktaturës”, theksoi deputeti Maliqi, duke shtuar se në administratë ka emërime nepotike.

Artikulli paraprakINAUGUROHET GODINA E RE E POLICISË KUFITARE NË HANIN E HOTIT
Artikulli tjetërHAPEN 11 KUTI/ KQZ RIKONFIRMON REZULTATIN E VOTAVE NË BASHKINË E LEZHËS