Këshilli i Ministrave ka bërë në një nga mbledhjet e tij të fundit korrigjimin e disa të dhënave lidhur me legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe kompensimin e pronarëve të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në vendimet e mëposhtme të Këshillit të Ministrave bëhen këto ndryshime:

1. Në lidhjen A, të vendimit nr.389, datë 19.5.2010, në zonën kadastrale 8521, për pasurinë 13/14 zvogëlohet sipërfaqja e kompensimit.

2. Në lidhjen B, të vendimit nr.378, datë 25.5.2016, në zonën kadastrale 8526, për pasurinë 383/1/29 (383/104) zvogëlohet sipërfaqja e kompensimit.

3. Në lidhjen C, të vendimit nr.529, datë 20.7.2016, në zonën kadastrale 8526, për pasurinë 19/33 anulohet kompensimi.

4. Në lidhjen D, të vendimit nr.563, datë 29.7.2016, në zonën kadastrale 1139, për pasurinë 341/1 zvogëlohet sipërfaqja e kompensimit.

5. Në lidhjen E, të vendimit nr.230, datë 21.3.2017, në zonën kadastrale 8230, për pasurinë 6/974 shtohet një emër në listën e bashkëpronarëve.

6. Në lidhjen F, të vendimit nr.711, datë 1.12.2017:

a) në zonën kadastrale 1604, për pasurinë 512/80 anulohet kompensimi;
b) në zonën kadastrale 8170, në pasurinë 3/264 shtohet një emër në listën e bashkëpronarëve;
c) në zonën kadastrale 8601, në pasurinë 35/144 shtohen dy emra në listën e bashkëpronarëve.

7. Në lidhjen G, të vendimit nr.712, datë 1.12.2017:

a) në zonën kadastrale 8518, për pasurinë 24/108 anulohet kompensimi;
b) në zonën kadastrale 8180, për pasurinë 340/8 anulohet kompensimi.

8. Në lidhjen H, të vendimit nr.713, datë 1.12.2017, në zonën kadastrale 2441, në pasurinë 3/12 korrigjohet emri i pronarit.

9. Në lidhjen I, të vendimit nr.291, datë 21.5.2018, në zonën kadastrale 8527, në pasurinë 2276/1 shtohet një emër në listën e bashkëpronarëve.

10. Në lidhjen J, të vendimit nr.294, datë 21.5.2018:

a) në zonën kadastrale 8527, në pasurinë 1421/2 shtohen një emër bashkëpronarësh;
b) në zonën kadastrale 1604, për pasurinë 12/249 korrigjohet numri pasurisë;
c) në zonën kadastrale 8230, në pasurinë 6/1004 shtohet një emër në listën e bashkëpronarëve.

11. Në lidhjen K, të vendimit nr.432, datë 11.7.2018, në zonën kadastrale 8564, për pasurinë 7/1347 anulohet kompensimi.

12. Në lidhjen L, të vendimit nr.433, datë 11.7.2018, në zonën kadastrale 8526, në pasurinë 327/1 shtohen dy emra në listën e bashkëpronarëve.

13. Në lidhjen M, të vendimit nr.737, datë 12.12.2018, në zonën kadastrale 8320, për pasurinë 14/401 anulohet kompensimi.

Ky vendim ka hyrë tashmë në fuqi.