KM I JEP MUNDËSI QYTETARËVE QË TË PAJISEN ME LEJE NDËRTIMIT PRANË NJËSIVE VENDORE.Qeveria  zhbllokon lejet e ndërtimit për banesa, të cilat ishin bllokuar në gusht të vitit të kaluar.Me një vendim që Këshilli Kombëtar I Territorit mori në fundit të dhjetorit 2014  lejon rihapjen e këtij procesi.

Qytetarët që duan të ndërtojnë banesa, për arsye strehimi, për arsye strehimi tashmë do të mund të marrin leje në zona urbane.Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni bëri me dije, se vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit u jep mundësi qytetarëve që të pajisen me leje ndërtimi pranë njësive vendore.Kusht do të jetë që këto ndërtime të zhvillohen brenda territorit të zonave të urbanizuara.Gjermeni bëri me dije se po punohet edhe për hartimin e planeve kombëtare afatgjata të urbanizimit për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm.