Pesë persona janë arrestuar nga SHÇBA-ja për ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur, mes tyre 2 punonjës policie dhe një inspektor i bashkisë Shkodër për favorizim. Sipas njoftimit, zyrtarët janë arrestuar pas një hetimi disa mujor me metoda pro-aktive ku u zbulua se favorizonin ndërtimet pa leje kundrejt shpërblimit financiar në zona të shpallura të mbrojtura në Velipojë, Shkodër.

Të arrestuarit;
– P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 personat që bënë ndërtimet;
– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;
– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë.

Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit që kishin bërë ndërtimet. Ndërkohë që edhe në Ksamil është arrestuar një person T.M. 57 vjeç për ndërtim pa leje.

SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90.

Artikulli paraprakNGA DIBRA TE DURRËSI DHE ELBASANI/ JA KUSH JANË QYTETET ME BURRAT DHE GRATË MË ‘DEMBELË’
Artikulli tjetërSOT PROTESTË, VONESA DHE ANULIME TË FLUTURIMEVE NGA TIRANA DREJT ITALISË