Banorët e tre fshatrave në Korçë, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë që u prekën nga tërmeti të shtunën kanë kaluar natën e dytë jashtë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

Numri i banorëve të tre fshatrave që kanë kaluar natën në çadër edhe mbrëmë ka qenë mbi 200, ndërsa paniku vijon, pasi mbrëmjen e djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme nuk kanë pushuar lëkundjet sizmike. Edhe pse kanë qenë me magnitudë të vogël 2.1 dhe 2.4 ballë banorët e kanë kaluar natën në panik, ndërsa nuk kanë munguar edhe reshjet e dobëta të shiut.

Nga tërmeti janë dëmtuar mbi 180 banesa, ndërsa sizmologu Rrapo Ormeni tha dje se pas goditjes kryesore pardje në qarkun e Korçës, me epiqendër në Floq, të tjerat që kanë vijuar edhe nuk paraqesin rrezik.

Artikulli paraprakSHTRËNGATA, RRUFE DHE BRESHËR/ SHIU ‘PUSHTON’ VENDIN (ZONAT ME RREZIK MË TË LARTË)
Artikulli tjetërARRATISEN KATËR TË BURGOSUR NË GREQI, MES TYRE DY SHQIPTARË