Një tjetër termet ka goditur territorin shqiptar. Lëkundjet me magnitudë 2.6 ballë janë regjistruar në orën 04:35 minuta :42 sekonda , ndërsa epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në fshatin Dedaj në rrethin e Malësisë së Madhe.

Lëkundja ka qenë e lehtë dhe tërmeti është ndjerë pak në qytet dhe në zonat përreth, ndërsa nuk ka raportohet për dëme.

Në 13 nëntor një tërmet me magnitudë 5 ballë dhe epiqendër në Ulqin të Malit të Zi shkaktoi panik dhe frikë edhe në Shkodër, pasi u ndjenë shumë lëkundjet.

Në muajt e fundit Shqipëria është lëkundur disa herë nga tërmetet nga veriu në jug. Në muajt e verës u regjistruan disa tërmete në Gjirin e Lalzit dhe në Mat ku u dëmtuan shumë banesa.

Sipas sizmiologëve e gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet, për shkak të aktivitetit të dendur tektonik, sidomos në zonat bregdetare jonike dhe adriatike.

Ashtu si tërmeti mbi 6 ballë i ditës së mërkurë, me epiqendër në zonën e Gjirit të Lalzit, i cili prej më shumë se dy ditësh shoqërohet vazhdimisht me tërmete të tjera.

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri

Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Kulmi i tërmeteve, në vendin tonë, shkon njëherë në 25 vjet dhe kjo tregon se vendi ynë ka një aktivitet të madh sizmik.

Kjo ka bërë, që në vendin tërmetet të regjistrohen që në kohët antike.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE