Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotme në veri të vendit, Shkodër. Mësohet se lëkundjet kanë qenë 2.6 ballë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:35, ndërsa epiqendra ka qenë 11 km në Jugperëndim të Dedaj në Shkodër, me një thellësi prej 19 kilometrash.

Fatmirësisht nga tërmeti në fjalë nuk është raportuar për dëme materiale. Lëkundje tërmeti u regjistruan edhe dje dhe dy ditë më parë.

Termet

Artikulli paraprakDOBRAÇ, GJENDET I VDEKUR NE MAKINE 43 VJEÇARI
Artikulli tjetërNGJARJA NË VLORË, BASHA: QYTETET E SHQIPËRISË QEVERISEN NGA KRIMI