Ani Dyrmishi, drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave thekson se nuk është ndjerë kurrë i kërcënuar dhe se nuk ka konflikt me asnjë person, duke sqaruar se vendosja e lëndës plasëse pranë së tij makinës nuk ka lidhje me të.

Përmes një reagimi, ai kërkon nga organet hetimore që të zbardhin ngjarjen. Lënda plasëse ishte vendosur në afërsi të mjetit tip ‘Pasat’ në përdorim nga Dyrmishi me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave.

Reagimi i plotë e Dyrmishit:
Sot, si qytetar i Durresit por edhe si person qe mbaj funksion drejtues prane Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhes Shqiptare, cmoj te arsyeshme te sqaroj opinionin publik ne lidhje me pasqyrimin ne media te gjetjes se nje lende, te dyshuar si lende plasese ne lagjen nr.4 te qytetit te Durresit, lagje ku une banoj.

Une nuk disponoj vend parkimi privat, si rrjedhoje ne perditshmerine time, e parkoj mjetin ne vende parkimi publik. Kurrë nuk jam ndjere i kërcënuar. Kam ecur dhe vazhdoj te ece i lire ne qytetin tim gjate gjithë kohës. Figura ime si qytetar por edhe si drejtues i larte i HSH, kurrsesi nuk lidhen me ngjarjen e sotme.

Une nuk kam asnje konflikt personal apo konflikt ne lidhje me detyren qe une mbaj, Administrator i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Hekurudhes Shqiptare. Gjate ushtrimit të detyrës, kurdoherë jam mbështetur dhe do te vazhdoj te respektoj e zbatoj vetëm Ligjin sot dhe me te ardhmen.

Padyshim, nxis dhe pres nga organet ligjzbatuese te hetojnë e sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe te vihen përpara drejtësisë personat përgjegjës.