Vitet e fundit ka një vëmendje të gjerë përsa i përket cilësisë së titujve të rinj të librave që vijnë nga autorët shqiptarë dhe të huaj në tregun shqiptar.

Padiskutim, edhe pse vëmendja nga libri ka një distancim edhe në raport me lexuesin, tituj të rinj vazhdojnë të publikohen çdo ditë.

Për shkrimtarin shkodran, Zija Vukaj, fatmirësisht në Shkodër ka një numër jo të vogël autorësh të cilët vijojnë të sjellin një letërsi të mirë.

Padyshim një prej tyre është edhe Ridvan Dibra, i cili sipas Vukajt është padikutim një ndër emrat më të mirë të letërsisë.

Vukaj është tejet skeptic për letërsinë e huaj, sidomos atë bestseller. Sipas tij, një letërsi e tillë është shumë komerciale dhe përfshin në vetëvete jo një letërsi të mirëfilltë.

Padiskutim nuk ka frikë të jap edhe kritikën e tij, kësaj radhe të fuqishme për autor tejet të suksesshëm, të cilët kanë shitur miliona kopje.

Zija Vukaj, prej disa muajsh është në Krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, ndërsa vijon të jetë një ndër emrat kryesor të letërsisë dhe kritikës letrare.

 

Artikulli paraprakMBIVENDOSJA E PRONAVE, KU ËSHTË PËRQËNDRUAR PROKURORIA
Artikulli tjetërAKSIDENT NE SHKODER, NGJARJA NE LAGJEN SKENDERBEG