Në përkujtimin e kryengritjes së Postrivës morën pjesë edhe ish të përndjekur politik. Vitor Martini i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes lotësh i kërkoi demokratëve por edhe gjithë pjesës tjetër të shoqërisë që t’i qëndrojmë besnik atyre burrave postribak të cilët pranuan në flijoheshin nga bisha komuniste në emër të lirisë.

Nebil Çika, përfaqësues edhe ky i lëvizjes së ish të përsekutuarve bëri një apel që të gjithë të bëjnë ndryshimin e madh sepse aktualisht Shqipëria sipas tij ndodhet në diktaturë.

Ish të përndjekurit politik ende nuk kanë marrë vlerësimin e duhur, as dëmshpërblimet plotësisht apo edhe përfaqësimin e duhur politik ndërsa shohin si një dritare shprese rikthimin e PD në krye të qeverisë në zgjedhjet e vitit 2021.

Artikulli paraprakKRYENGRITJA E POSTRIBËS, PD: PËRBALLË BIJTË E KOMUNISTËVE
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR PYETËSOR PËR BUXHETIN AFATMESËM