Të vendosura në periferi të qytetit të Shkodrës, rrugët “Selim Gjyrezi” dhe “Selim Çoba” në “Zooteknikë” vuajnë prej vitesh për mungesën e investimeve. Në të gjithë gjatësinë e tyre janë krijuar gropa, të cilat prej kohësh nuk kanë vëmendjen e pushtetit lokal.

Banorët vijojnë të ankohen, pasi situata është e përkeqësuar në të gjitha stinët, si në verë po ashtu edhe në dimër. Sezoni veror është periudha që rikthen pluhurin, duke e bërë të pamundur lëvizjen.

Si gjithmonë, edhe për këtë pjesë të qytetit të Shkodrës nuk kanë munguar premtimet nga politika, ndërsa deri më sot asgjë nuk është bërë.

Mungesa e investimeve është një problem jo i vogël për periferin e qytetit të Shkodrës. Edhe pse flitet gjithmonë për shtrim rrugësh dhe shërbime të tjera, periferia vijon të përballet me të njëjtin problem prej vitesh.

Artikulli paraprakNIS RIKONSTRUKSIONI I MEMORIALIT TË SKËNDËRBEUT
Artikulli tjetërVRAU BURRIN, “BURG PA AFAT” PËR VIOLETA DONAJN