Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë në rrjetet sociale, ndërsa shton se bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdojë palëkundur.

“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur” deklaron Ramush Haradinaj.

Artikulli paraprakPAVARËSIA E KOSOVËS BËN BASHKË SHQIPTARËT NË ZVICËR
Artikulli tjetërALBERT MULLAI EMËROHET KOMANDANT I FORCËS TOKËSORE, XHAÇKA: KEMI SHUMË SFIDA PËRPARA