Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Rama pas lëvizjeve të fundit në qeveri. Për Vasilin, ministrat e rinj janë xhuxha dhe mund të zgjasin sa një teshtimë apo gromësimë.

“7 xhuxhat e rinj ne qeveri si teshtima dhe gromesima e Rames? 7 xhuxhat e rinj ne qeveri kane nje merite te madhe se gajasen dynjane me hicgje-ne, qe perfaqesojne. 7 xhuxhat jane thjesht teshtima dhe gromësima e radhes e Edi Rames.

7 xhuxhat e rinj te qeverise kane vlere dhe mund te zgjasin aq sa zgjat nje gromesime. Llogarine e hapur Edi Rama e ka me shqiptaret dhe jo me 7 xhuxha po as me 17 fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kerkojne shpagim qe fillon nga burgu.

As xhuxhat as breshkat nuk ja sjellin dot frymen Edi Rames, se sado qe merr fryme nga lart i del e gjitha nga poshte se eshte çpuar krejt” shkruan Vasili.

Kryeministri Edi Rama shkarkoi në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri,

Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe.

Ndërkohë që është rikthyer Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku u emërua Elisa Spiropali.

Nga furtuna kanë shpëtuar, Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për bërjen e detyrave, në të kundërt, tha ai, do shkarkohen.