Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet nga Policia.

Në kuadër të masave të marra për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Donati Jaku, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Rrenc gjatë kontrollit personal, iu gjet një armë pa leje pistoletë, tip “BBLOË MINI 8”, me krehër me një fishek , si dhe një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 278/3, 283/1 i Kodit Penal .