Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në autostradën Lezhë-Milot. Dy automjetet janë përplasur tek kryqëzimi i Shënkollit

Deri tani nuk raportohet per te lenduar përveç deme meteriale. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndersa makina me te cilen eshte perplasur me mjetin Benz eshte larguar.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e përplasjes së dy automjeteve, ndërkohë është vënë në lëvizje për identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja