Këshilli i Qarkut Lezhë i ka akorduar titullin “Nderi i Qarkut” specialistit të bujqësise dhe veterinarisë Zef Gjoni. Në ceremoninë e organizuar për dorëzimin e titullit merrnin pjesë autoritete, si dhe miq bashkëpunëtor të Gjonit.

Titulli iu dha “per kontribut të veçante si veteriner dhe drejtues insitucioni në zhvillimin e bujqësisë në Qarkun e Lezhës dhe më gjerë”

Pjesemarresit ne takim vlersuan maksimalisht kontributin e Zef Gjonit në fushat ku ai ka punuar. Me këtë titull keni vlersuar të gjithë specialistet e bujqësise të cilët janë anashkuluar gjatë këtyre viteve të tranzicionit u shpreh Zef Gjoni.

Zef Gjoni ka mbajtur një sëre postesh të rëndësishme në Lezhë si drejtes i buqesise dhe përfaqësues politik, duke lënë mjaft gjurmë në pozicionet ku ka punuar.