Lezha bëhet gati për te mirepritur festat e fundvitit. Në një atmosfere mjaft të bukur me pjesmarrjen e dhjetra qytetarëve në Lezhë janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes.
Pema e Krishtlindjes është vendosur si vitet e tjera pranë Obeliskut.

Te vecante e beren atmoferebmn e femijet e Shkolles Gjergj Kastrioti dhe te Shkolles Lezha Academik Senter te veshur me kostumet tradicional te babagjyshit te vitit te ri te cilet kenduan edhe kenget e Krishtlindjes

Teksa uroj të gjithë besimtarët për Festën e Shën Nikollës, Kryebashkiaku Fran Frrokaj shprehu urimet për sa më shumë festa dhe mbarësi në familjet lezhjane.

Qyteti i Lezhës tashmë duket i ndriçuar kjo falë dritave shumëngjyrëshe.Krahas dritave të vendosura në këtë peme, dekori ndriçues ka prekur të gjitha rrugët kryesore të këtij qyteti.

Ndezja ceremoniale e dritave të pemës është kthyer në një traditë në Lezhë, që shoqërohet edhe me fishekzjarre, një atmosferë e këndshme që shoqëron këtë qytet në prag të festave të fund vitit.