7 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës.

Organi i akuzës ka administruar provat e dorëzuar nga Policia gjyqësore në lidhje me këto objekte që patën dëmtime të mëdha nga lëkundjet.

6 pallate janë ndërtuar para viteve 1990, ndërsa 1 është ndërtim i viteve të fundit.
Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë Prokurorisë, rezulton se ka patur ndërhyrja në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën.

Ndaj ka dyshime të forta se këto ndërhyrje i dobësuan qëndrueshmërinë përballë tërmetit.Ndërsa për një pallat 10 katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.
Materialet e referuara nga policia gjyqësore me kërkese të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës, Milan Laska.

Në ditët në vijim pritet të regjistrohet proçedim penale për tri vepra penale “Ndërtimi pa leje”, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Hetimet do të përcaktojnë nëse ka element të këtyre veprave penale që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë.

Prokuroria e Durrësit është e vetmja deri tani që ka prerë 18 urdhër arreste për ndërtimet që shkaktuan 24 viktima në qytetin bregdetar.

Ndërsa prokuroritë e Tiranës dhe Krujës ende vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësitë për ndërtimet që u shembën pas tërmetit, duke shkaktuar 51 viktima dhe rreth 1 mijë të plagosur në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakRRUGA E HARRUAR NË LAGJEN “FERMENTIM”
Artikulli tjetërTUKA: MBYLLEN EDHE 35 BIZNESE TË VOGLA NË SHKODËR