Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës pranë fshatit Dajç, ku makina tip ‘Benz’ ku udhëtonin të rinjtë është përplasur me një mjet tip “IFA”.

Aksidenti ka rezultuar fatal për Gentian Tomën dhe dhe pasagjerin po në këtë mjet, shtetasin Robert Ejelli 25 vjeç, banues në Mabë-Lezhë.

“Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin Gentian Toma 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë,

ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Gentian Toma dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Robert Ejlli 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë”, sqaron policia vendore e Lezhës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.