Gjykata Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 29 vjecarin nga Tirana Endrit Vejsiu i cili u arrestua pak ditë më parë në aksin Milot-Lezhë teksa në makinën e tij u gejtën 4 mina me telekomandë.

Gjykata e pranoi si të vlefshme pranimin e kërkesës nga ana e organit të akuzës duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim duke urdhëruar mbajtejn e tij në një institucion paraburgimi.

22 vjecari është lejuar nga gjyqtarja e cështjes që brenda 5 ditësh ta ankimojë vendimin në Gjykatën e apelit në Shkodër. Endrit Vejsiut iu vunë prangat në flagrancë, për shkak se pas kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel,

në gomën rezervë të vendosur në bagazh u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.Minat ishin të paketuara me dy cilindra materiali të ngurtë, të mbështjellë me natriban,

ndërkohë që dyshohet se janë të llojit “TNT”. Veç tyre, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur edhe rreth 3 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa, e paketuar dhe gati për shitje.