Banoret e fshatit Troshan ne njesine adminiatrative Blinisht te Lezhës kane sfiduar shtetin. Ne mungesë të vemendjes së insitucioneve shtetërore banoret e ketij fshatit, kanë nisur të ndërhynë vetë për riparimin e ures lidhes me zonat e tjera e cila ishte kthyer në rrezik serioz për jeten e tyre.

I gjithe fshati eshte bërë bashkë, duke kontribuar financiarisht për realizimin e këtij investimi mjaft të rëndësishem për ta.

Sipas banoreve, kjo zonë është lënë në harresë të plotë, pavarësisht ankesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve perkatese.

Ura qe lidh pjesen me të madhe të fshatit me rrugen kryesore ishte ndërtuar po nga vetë banoret vite më parë, por që kohet e fundit ishte amortizuar plotësisht, ndaj dhe ndërhyrja ishte mjaft e domosdoshme për të mundësuar lëvizjen.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE